Lira Gjika: Prindër, këto pyetje duhet t'u bëni fëmijëve kur i merrni nga kopështi
Jeta është shumë intensive në këtë periudhë dhe shpesh prindërit nuk merren sa duhet me fëmijët.

Pediatria Lira Gjika ka disa këshilla për prindërit apo gjyshërit që shkojnë për të marrë fëmijët nga kopështi.

Sipas saj, prindi duhet t'a pyesë fëmijën se si shkoi në kopësht, i pëlqeu apo jo ushqimi dhe loja me shokët, etj.

Postimi i saj në rrjetin social Facebook ka marrë shumë vëmendje.

Postimi i Lira Gjikës

Prindër, aftësia për të bërë pyetje, të bësh pyetjen e duhur që të marrësh përgjigjen që kërkon, është mbase problemi më i madh i njeriut, pasi kërkon një organizim të mirë të mënyrës të të menduarit.

Të paktën, kështu kanë thënë dhe thonë filozofët dhe shkencëtarët. Dhe kjo mënyrë të menduari fillon ndërtohet në fëmijëri.

Kur fëmija kthehet nga kopështi nëna, babai, gjyshja, gjyshi, pra të rriturit, duhet ta pyesin: si shkoi në kopësht? mësoi një gjë të bukur? Po ushqimi me çfarë ishte pregatitur dhe nëse i pëlqeu? Luajti me shokët dhe shoqet? Po me ndonjë shok u mërzit? Pse i mori lodrat apo ja mori dhe ai apo ajo?

U ndje vetëm, u ndje i mërzitur? Po kur e ndihmoi edukatorja u ndje mirë? Pyetjet konkrete të të rriturit, ndihmojnë fëmijën të kujtojë, ngjarjet e jetuara, kur ishte pa prindërit, vetëm në kopësht.

Fëmija fillon dhe kujton ngjarjen, veprimet që bëri, ndjesitë që provoi dhe fjalët që përdori ai vetë dhe fjalët e edukatores. Dialogu me të rriturin i tregon fëmijës sa i interesuar dhe i vëmëndëshëm është ai, i rrituri, për të. E bën fëmijën të rijetojë edhe njëherë ngjarjet edhe i tregon modelin e një mënyre të komunikuari.

Dialogu pyetje- përgjigje nxit fëmijën të mendojë dhe njëkohësisht i ofron fëmijës modelin si të bëjë pyetje që të marrë përgjigjen që kërkon.
Shtuar më 27/08/2018, ora 11:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori