Panik në Itali, nxënësi plagos me thikë mësuesen dhe kërcënon shokët e klasës

Terrori dhe paniku mbizotëroi në gjimnazin Alessandrini në Via Einaudi të Milanos, ku një adoleshent goditi me thikë një mësues dhe kërcënoi shokët e klasës.

Sipas informacioneve të para, gjithçka ka ndodhur në orën 8.25 të mëngjesit, kur djali ka hyrë në klasë me një armë, e cila rezultoi se ishte false, dhe ka kërcënuar shokët e klasës. Ai u kërkoi atyre të largoheshin nga klasa dhe më pas dyshohet se e plagosi me thikë mësuesin në dorë. Kur mbërritën mjekët, 16-vjeçari u dorëzua.

Viktima është një mësuese 51-vjeçare, e plagosur në parakrah dhe në kokë. Ajo u dërgua në spitalin e Legnano. Gjendja e saj është e rëndë, por duket se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 29.05.2023 11:30