Si rusët transferuan shuma të mëdha parash në Zvicër, nëpërmjet pasaportave “të arta” edhe pas sanksioneve?

Rusët e pasur vazhduan të transferonin para në Zvicër edhe pas pushtimit rus të Ukrainës, sipas një hetimi, duke përmendur si shembull rastin e një drejtori të një kompanie publike që mbështet aktivisht luftën.

Sipas këtij hetimi, vajza dhe partneri i Aleksandër Ponomarenkos, drejtorit të Mosvodokanal, kjo kompani furnizon qytetin e Moskës me ujë të pijshëm “transferoi miliona në Zvicër, edhe pas fillimit të luftës”.

Në qershor 2022, ndërsa OKB-ja denoncoi në Gjenevë mizoritë kundër civilëve në Mariupol, vajza e Ponomarenkos hapi “pothuajse njëkohësisht” një llogari në Reyl Bank në Cyrih, në të cilën u depozituan 9.5 milionë dollarë menjëherë më pas.

Në nëntor të po atij viti partneri i saj kishte rreth 26 milionë dollarë në Julius Baer dhe 4.5 milionë të tjera në bankën Pictet. Në mars të vitit 2022, Zvicra i ndaloi bankat e saj të pranonin depozita prej më shumë se 100,000 frangash nga qytetarët rusë.

Shumë banka, përfshirë Julius Baer, ​​kishin njoftuar vullnetarisht se po “divorcoheshin” nga klientët e tyre rusë. Por këto kufizime anashkalohen lehtësisht, veçanërisht nëse dikush ka një “pasaportë të artë”.

Partneri dhe vajza e Ponomarenkos kanë një pasaportë ose leje qëndrimi në një vend të BE-së, gjë që i lejon ata të mos konsiderohen si “klientë nga Rusia”.

Megjithëse emri i Ponomarenkos nuk është në listat e njerëzve të sanksionuar nga aleatët e Ukrainës, “vajza dhe partnerja e një drejtori të një ndërmarrje publike janë persona të ekspozuar politikisht dhe për këtë arsye klientë me rrezik të lartë për bankat,” vuri në dukje Greta Fenner, drejtoresha e Institutit të Bazelit, i cili ndihmon qeveritë të gjurmojnë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme.

Zvicra kritikohet shpesh, veçanërisht nga SHBA, të cilat e akuzojnë atë se nuk po bën sa duhet për të gjurmuar pasuritë e oligarkëve rusë.


Shtuar 15.09.2023 21:07