Lëngu i frutave që do u ndihmojë të luftoni diabetin
Pëlqej
Shkaku më i shpeshtë i diabetit është stresi, e po ashtu edhe ushqimi jo i shëndetshëm dhe jo i rregullt. Me shtimin në peshë, shtohet edhe rreziku për t’u prekur nga diabeti.

Hani ushqim rregullisht, mos anashkaloni shujtat dhe konsumoni ilaçet e përshkruara. Nuk ia vlen t’i merrni ilaçet, nëse nuk ushqeheni si duhet.

Mos harroni, se nëse nuk u përmbaheni rregullave të ushqimit dhe ilaçeve, mund të vijnë pasojat, si: humbja e shikimit dhe amputimi i gjymtyrëve.

Ky lëng frutash ju ndihmon të rregulloni nivelin e sheqerit në gjak, të forconi imunitetin, pastroni organizmin, forconi shikimin dhe të vrisni qelizat kancerogjene.

Përbërësit:

3 grushte spinaq

2 karota

1 mollë të gjelbër

2 shkopinj selino

Përgatitja:

Në fillim i shpëlani mirë të gjithë përbërësit, e nga mollët të hiqni farat. I vendosni në blender, e masën e fituar ta pini në mëngjes, në lukth të thatë. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 20:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori