Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga Covid-19 në Spanjë, çfarë ndodhi

Për të tretën ditë radhazi, numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Spanjë është më pak se 200. Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet vendase raportojnë se kanë humbur jetën nga virusi i rëndë 185 të infektuar.

Numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend është 25 613. Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara është rritur në 219 329, nga 218 011që ishte një ditë më parë.

Spanja prin në Evropë për nga numri i të infektuarve, me mbi 219 000 persona te konfirmuar pozitivë. Italia, ndërkaq, ka numrin më të madh të viktimave: mbi 29 000. Në aspektin global, SHBA-ja ka numrin më të madh të të infektuarve dhe të viktimave.


Shtuar 5.05.2020 10:47