Xhaka optimist: Kemi eksperiencën e duhur për të bërë historinë

Granit Xhaka është shprehur se Zvicra ka shumë përvojë dhe duan të shkruajnë historinë sa i përket sfidës ndaj Francës në kuadër të 1/8 e finales së “Euro 2020”.

Zvicra takohet me Les Blues nga ora 21:00 e shpresojnë që të kalojnë në çerekfinale.

Në tre edicionet e fundit jemi eliminuar në fazën e 1/8-ave, por këtë herë duam t’i shkojmë deri në fund kompeticionit dhe në skuadër kemi eksperiencën e duhur për të shkruar historinë”, ka thënë Xhaka.

Jemi të qetë dhe të relaksuar, pasi e dimë mirë që nëse japim 100 %-shin tonë, mund të bëjmë diçka të madhe, ndonëse Franca mbetet favoritja e madhe. I njoh mirë Pogban dhe Kanten nga kampionati anglez dhe janë futbollistë shumë cilësorë. Pogba ka cilësi të mëdha dhe mund të vendosë i vetëm një ndeshje, ndërsa Kante është shumë i mirë në lojën pa top, por edhe atë me top. Megjithatë ne nuk do të fokusohemi te këta të dy lojtarë, por te Franca në tërësi, pasi ata kanë shumë futbollistë cilësorë”, ka shtuar më tej mesfushori.

Zvicra dhe Franca takohen në Arena Nationala në Bukuresht ditën e sotme.


Shtuar 28.06.2021 11:48