Legalizohet shndërrimi i trupave të vdekur në dhe
Washington është bërë shteti i parë në SHBA që ka legalizuar kompostimin njerëzor.

Sipas ligjit të ri, njerëzit tani mund të zgjedhin që trupi i tyre të kthehet në dhe' pas vdekjes.

Procesi shihet si një alternativë ndaj djegieve apo varrimit të trupave dhe si një mundësi praktike në qytetet ku toka për varreza është e pakët.

Në fund të kompostimit, trupi i kthyer në dhe' i jepet njerëzve të dashur të të vdekurit dhe ata mund ta përdorin për mbjelljen e luleve, perimeve ose pemëve.

Projektligji u miratuar në ligj nga guvernatori Jay Inslee të martën.

Katrina Spade, që loboi për futjen e ligjit, themeloi një kompani, e cila do jetë e para që do ofrojë shërbimin.

"Kjo metodë ofron një alternativë për balsamimin dhe varrimin ose djegien. Metoda është e natyrshme, e sigurt, e qëndrueshme dhe do të rezultojë në kursime të konsiderueshme në emetimet e karbonit dhe përdorimin e tokës,"-tha Spade për agjencinë France-Presse.

Si funksionon

Spade tha se procesi, Recompose, vendos trupin e vdekur në një enë prej çeliku gjashtëkëndore të mbushur me jonxhë, copa druri dhe kashtë.

Ena pastaj mbyllet dhe trupi dekompozohet natyrshëm brenda 30 ditëve, duke krijuar dy karroca me dhe.
Shtuar më 23/05/2019, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori