Le shkollën për internetin, babai e lidh pas peme
Një baba nga Kamboxhia ndëshkoi djalin e tij 13-vjecar që kishte lënë orët e mësimit dhe ishte larguar nga shkolla për të luajtur me lojërat në kompjuter.
Ndëshkimi ishte i cuditshëm, lidhi djalin me litar pas një peme.

Drejtuesi i një motor taksie Sok Thoeun, 40 vjeç vëreu të birin në një internet kafe në veri të qytetit Battambang. Djali që duhet të ishte në shkollë, po luante qetësisht me lojërat në kompjuter.

Thoeun vendosi që t'i japë të birit një mësim ndryshe, e lidhi për qafe me litar tek një pemë që ishte dhe në një vend publik.

Edhe pse fëmija u poshtërua me të qeshura dhe të pështyra, babai nuk erdhi ta zgjidhte. Rreth mbrëmjes kanë qenë fqinjë të djaloshit që thirrën një bravandreqës që shkatërroi drynin për të liruar fëmijën.

Thoeun tashmë kërkohet nga policia për akuza të abuzimit me fëmijët. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2012, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori