Rrëmbyesi i katër vjeçares i fiksuar pas kukullave, i burgosuri tjetër “e bën për spital” (FOTO LAJM)

36-vjeçarin Terry Kelly, njeriu që u arrestua si rrëmbyes i 4-vjeçares australiane, është dhunuar ashpër në burg nga një i burgosur tjetër në momentin që ai mori vesh arsyen pse ndodhej aty.

Ai ishte një person i fiksuar pas kukullave dhe rrëmbëu një 4-vjeçare duke e mbajtur për 18 ditë nën tortura.

Sipas Daily Mail, 36-vjeçari që mbante Cleo Smith në një shtëpi të rrënuar në një distancë relativisht të shkurtër nga shtëpia e saj atërore, ishte i apasionuar pas kukullave, ndërsa në të njëjtën kohë dyshohet se ai krijoi llogari të rreme në mediat sociale për “familjen e tij imagjinare”.

Në njërën prej fotove Terry Kelly shfaqet në një dhomë plot me lodra por ende nuk dihet nëse kjo dhomë ndodhet në shtëpinë ku ai e mbajti 4-vjeçaren për 18 ditë.

Oficerët e policisë që u pyetën për pasionin e 36-vjeçarit për kukullat dhe nëse ai i përdorte ato për të joshur Cleon, nuk pranuan të komentojnë.

Megjithatë, theksohet se kur policia gjeti vogëlushen, ajo po luante me lodrat që ndodheshin në dhomë./albeu.com/