Lajm i keq për njerëzit që punojnë në zyrë
Të qëndruarit shumë orë në karrige dhe përpara kompjuterit dëmton rëndë shëndetin tuaj.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i fundit, në të cilin thuhet se qëndrimi për një kohë të gjatë në zyrë dëmton rëndë zemrën tuaj.

Sipas tij, jeta sedentare bën që zemra juaj të dobësohet dhe të fillojnë problemet e saj. Në këtë drejtim, mjekët sugjerojnë që ju të ecni 11 kilometra në ditë.

“Sa më gjatë të qëndroni në zyrë dhe ulur në karrige, aq më shumë probleme do të keni me trigliceridet, kolesterolin dhe sëmundjet e zemrës”, – thuhet në studimin e botuar në “Daily Mail”.

Sipas studimit, aktiviteti fizik është tejet i domosdoshëm për shëndetin tonë. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori