Ky aplikacion tregon se kur duhet të shtriheni që të zgjoheni të çlodhur
Një llogaritës i ri i gjumit ju tregon se kur duhet të flini në darkë për t’u zgjuar të freskët dhe me energji në mëngjes.

Kompania Hillarys ka krijuar Sleep Calculator, një llogaritëse e pazakontë, duke pretenduar se "të bësh një gjumë të mirë natën nuk ka të bëjë me faktin që thjesht duhet të shkosh në shtrat herët - ka të bëjë edhe me fjetjen dhe zgjimin në kohën e duhur".

Duke përdorur një formulë të bazuar në ritmet natyrore të trupit, Sleep Calculator tregon kohën më të mirë për të shkuar në shtrat, në varësi të orarit kur doni të zgjoheni.

Ekspertët pohojnë se një cikël gjumi zgjat rreth 90 minuta dhe pesë ose gjashtë cikle në natë janë ideale. Ciklet e ndërprera mund të çojnë në lodhje të nesërmen.

Duke pasur këtë në mendje, Sleep Calculator thotë se çelësi nuk është të shkoni në shtrat herët, por të planifikoni kur të flini për të siguruar një cikël të pandërprerë 90 minutësh.

Për shembull, nëse keni nevojë të ngriheni në orën 7 të mëngjesit, duhet të flini në orën 21.46, 11.16, 12.46 ose 2.16, shpjegon Hillarys. Në këtë mënyrë ju do të zgjoheni kur mbaron një cikël dhe jo në mesin e ciklit.
Shtuar më 30/10/2020, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori