Kushtojnë pak dhe përgatiten shpejt, ushqimet më të mira në raste emergjencash
Pas ditëve të vështira që vendi ynë ka kaluar pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, ndihmat ushqimore kanë një pikë e fortë e aspektit tonë humanitar.

Familje të tëra të mbetura pa strehë dhe sidomos ato që kanë vendosur fort, të qendrojnë nëpër çadra, kanë nevojë të ushqehen. Mirëpo teksa shumë vullnetarë i kanë nisur ushqime të paketuara, banorët janë shprehur se nuk kanë paisjet e duhura ( si për shembull sobë) për t’i përgatitur ushqimet.

Kështu që opsioni më i mirë për të gjithë ju që keni vendosur t’i ndihmoni me ushqim këto familje, është të përgatisni në shtëpi disa receta praktike dhe t’i nisni ato personalisht drejt banorëve në Thumanë, Durrës, Kavajë, Laç etj.

Disa ushqime që kanë pak kosto, përgatiten shpejt dhe janë ideale për raste emergjencash:

1.Vezë të ziera

2.Patate të ziera

3.Makarona me gjalpë

4.Thjerrëza

5.Oriz

6.Supë

7.Byrek shtëpie/neps
Shtuar më 02/12/2019, ora 12:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori