Kurrë mos u helmoni me këto këshilla
Për të mbrojtur shëndetin tonë, është mirë të respektojmë disa rregulla sa i përket mbajtjes dhe përdorimit të ushqimeve,në mënyrë që të jemi sa më të sigurt nga helmimet e mundshme me ushqim.

Faktorët që ndikojnë në prishjen e ushqimeve janë:

; Ruajtja në temperaturën e ambientit
; Ftohja e pamjaftueshme
; Nxehja e pamjaftueshme
; Përdorimi i ushqimeve të përgatitura me procedura të papërshtatshme industriale
; Gatimi i pamjaftueshëm
;Përgatitja e ushqimit më shumë se 12 orë përpara
; Kombinimi i ushqimeve si lëndë e parë me ato të gatuara

Temperatura me e ultë për ruajtjen e një game të gjerë ushqimesh,është 80C, kurse për ato që paraqesin rrezik të lartë – 30C. Ushqimet që mbahen të ngrohta, duhet të ruhen në të paktën 62.80C (1450F), deri sa të konsumohen.

Temperaturat e arritura gjatë një gatimi të shkurtër, apo në temperatura të ulëta, janë të pamjaftueshme për të eliminuar patogjenët e pranishëm në ushqim.

Pas gatimit, mos e lini ushqimin më shumë se 2 orë në temperaturën e ambientit.

Pastroni vazhdimisht frigoriferin me një sfungjer të pastër dhe të dezinfektuar, apo të njomur me uthull. Pa frikë, era do të avullojë menjëherë.
Shtuar më 02/11/2018, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori