Protesta e opozitës së bashkuar, vjen reagimi i parë nga PS: Turp!

Opozita e Bashkuar me në krye Sali Berishën dhe Ilir Metën ka zgjatur për tre orë dhe ka qenë paqësore.

Reagimin e parë nga qeveria e ka bërë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ai shkruan në Facebook duke i cilësuar si “aleanca e rublave”, ndërsa shtoi se porosia e Moskës për sot ishte që të mos thoshin asnjë fjalë për agresionin rus në Ukrainë, dhe sipas tij ajo u zbatua.

“Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar! Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK! Opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse. Porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrahinë. Dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan. Turp!”, shkruan Balla./albeu.com


Shtuar 12.11.2022 19:37