Kurrë mos e lini mëngjesin pa ngrënë


Të gjithë e kujtojmë fëmijërinë kur nëna na ndiqte nga pas derisa ne të hanim mëngjesin, e më pas nuk na lejonin të shkonim në shkollë pa ngrënë.

Ekspertët e ushqyerjes thonë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi na ndihmon të përballojmë ditën me më shumë energji dhe të mos jemi shumë të uritur në tryezën e drekës.

Ja disa kshilla për ushqimet që mund të konsumonimëngjes.

Sekreti: Një copë parmixhano
Konsumimi i copëzave të parmixhanos në vaktin e mëngjesit është mjaft i këshillueshëm, pasi largojnë urinë dhe stimulojnë metabolizmin. Gjithashtu, është e provuar se ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit.

Për të gjithë ata që nuk duan të marrin kile të tepërta duhet të kenë kujdes pasi janë 7 lloje ushqimesh të cilat nuk duhet t'i konsumoni kurrë që në mëngjes.

Omletë me vezë
Ajo është shumë e shijshme, por nuk mund të hani omletë me vezë që në mëngjes, pasi ato janë shumë të pasura me proteina dhe vitamina, por gjithashtu edhe me yndyrna, pasi gatuhen me vaj.

Drithërat
Drithërat me qumësht janë shumë të këshillueshme në mëngjes, por jo çdo lloj produkti. Shumë prej nesh mendojnë se po ushqehen shëndetshëm kur konsumojnë drithra me fruta, çokollatë apo mjaltë. Jo, përzierja e tyre me sheqer do të ndikojë direkt në shtimin e peshës.

Lëng portokalli
Të pish një gotë lëng portokalli në mëngjes është një gabim. Si fillim, kurrë mos tentoni të shtrydhni frutin nëse keni mundësi ta hani ashtu siç është. Fruti është gjithnjë më i shëndetshëm nëse konsumohet i gjallë. E dyta, të gjitha frutat kanë sheqer. Mundohuni t'i konsumoni ato pas drekës.

Kos me fruta
Kosi me fruta, përveç faktit që ka sasi të mëdha sheqeri, është thjesht një lloj ëmbëlsire e ftohtë e cila nuk ju siguron se do të ndiheni të ngopur apo në formë gjatë gjithë ditës.

Buka
Për shumë prej nesh është e pakoncepueshme të hamë mëngjesin pa bukë, por ja që nuk duhet bërë. Sa më pak bukë në mëngjes aq më mirë bën për trupin. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori