Kurimi i stresit, klinika të specializuara në Danimarkë
Për shkak të intesitetit dhe cilësisë së jetës, stresi është mbizotërues. Për ta trajtuar më specifikisht këtë problem, Danimarka ka menduar që të krijojë klinika për stresin.

Bashkia e kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagen, po shqyrton mundësinë e krijimit të klinikave për stresin. E gjithë kjo procedurë po ndodh në vazhdën e programeve për problemet lidhur me shëndetin mendor. Sa i takon kësaj çështje tejet specifike dhe të ndjeshme, sipas të përditshmes “Copenaghen Post”, projekti është mbështetur nga kryebashkiaku i Kopenhagenit dhe mjekët e shëndetit mendor.

Ata kërkojnë që problemi i stresit të kurohet veçmas, në klinika të specializuara. Kështu, për vitin 2015, në buxhetin e Danimarkës parashikohen që të shpenzohet një shumë prej 1.6 miliardë koronash, për modernizimin dhe forcimin e shërbimeve për sëmundjet e shëndetit mendor. Ende nuk dimë se kur do të vihet në zbatim ky projekt. /albeu.com/

Shtuar më 23/05/2014, ora 15:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori