Aksident në Kardhiq-Delvinë, përplasen kokë më kokë dy mjete

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksir rrugor Kardhiq-Delvinë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë fshatit Zenelaj, fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.