Kur nuk ka tualet në horizont, 7 rregullat e arta si të kontrolloni fshikëzën e urinës
Kur fshikëza juaj e urinës është gati e mbushur, filloni të ndjeni nevojën për të shkuar në banjë. Kjo mund të sjellë një situatë të pakëndshme nëse jeni në një vend apo kohë të papërshtatshme.

Për fat të mirë, ka disa metoda që mund të lehtësoni këtë ndjesi.

1. Lëshoni gazra nëse ju vijnë.

Grumbullimi i gazit në zorrët tuaja mund të jetë një presion shtesë në fshikëzën tuaj. Lehtësimi i këtij presioni me nxjerrjen e gazit mund t'ju bëjë të ndjeheni më të qetë dhe t'ju lejojnë të duroni më gjatë.

2. Rregulloni pozicionin e trupit tuaj: uluni drejt dhe rrini të qetë.

Mënyra se si e poziciononi trupin tuaj mund t'ju ndihmojë të forconi muskujt rreth fshikëzës suaj dhe t'ju bëjë të ndjeheni më të lehtësuar. Qendrimi drejt lehtëson presionin në fshikëz.

3. Përpiqunijeni në një ambient të ngrohtë.

Kur keni ftohtë, trupi juaj do të reagojë ndaj rënies së temperaturës. Një nga pasojat është se do të prodhohet më shumë urinë. Prandaj nëse e keni fshikëzën plot, përpiqunijeni në një ambient të ngrohtë.

4. Shtrihuni.

Sipas një studimi, presioni mbi fshikëzën tuaj bie në mënyrë progresive kur shtriheni në krahasim me një pozicion vertikal.

5. Kryqëzoni këmbët ndërsa qëndroni ulur.

Uretra është tubi që çon urinën jashtë trupit tuaj. Ju mund të ushtrioni pak presion në këtë tub duke kryqëzuar këmbët.

6. Mundohuni të mos qeshni.

Kur qeshni me të madhe, muskujt tuaj rreth fshikëzës tuaj do të tensionohen, duke ushtruar presion. Kështu bëni mirë që të shmangni shakatë dhe të qeshurat.

7. Mendoni për një shpërqendrim.

Kur fshikëza juaj është pak a shumë e mbushur, nervat në fshikëz do sinjalizojnë trurin se është koha për të shkuar në tualet. Kjo nevojë mund të jetë më pak urgjente sesa ndihet, kështu që një shpërqendrim mund t'ju pengojë dwshirwn për të shkuar në tualet. Kështu që herën tjetër, përpiquni të mendoni për diçka tjetër ose merruni pak në telefonin tuaj dhe do të shihni që ndjenja largohet.
Shtuar më 01/07/2020, ora 12:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori