Kur je 33-vjeç, je më e/i lumtur-a/i
Portali britanik Friends Reunited, pas një studimi të bërë lidhur me nivelin e lumturisë ndër vite, ka ardhë në konkluzë se në përgjithësi njerëzit lumturinë më të madhe e ndjejnë në moshën 33-vjeçare. Ky studim është kryer duke intervistuar njerëz të moshave të ndryshme.

Gati 53 për qind e tyre pohojnë që jeta ka qenë më zbavitëse se tani, ndërsa 42 për qind e tyre ishin optimistë në pyetjen për ardhmërinë, bën të ditur Daily Mail.

Çdo i treti konsideron që për lumturinë meritën e kanë fëmijët, ndërsa çdo i pesti, puna. Për 38 për qind të njerëzve ajo ka qenë periudhë pa stres, ndërsa 31 për qind të tyre konsiderojnë që atëherë familjare e kishin më të lidhur se kurrë. Vetëm gjashtë për qind kanë qenë më të lumtur në fakultet, ndërsa 16 për qind në fëmijëri, vërteton studimi.

“Kthesa e madhe e ngjarjeve ndodh në vitin e 33-të të jetës, sepse humbet ai naiviteti fëmijëror, lirohemi nga makinacionet karakteristike për moshën adoleshente, por ende e kemi energjinë dhe entuziazmin e nevojshëm.

Ndjenja për realitet është e përzier me shpresën, ndërsa besimi në aftësitë dhe mundësitë personale është jashtëzakonisht i fortë. Vitet e cinizmit janë para nesh”, shpjegon psikologia Donna Dawson.
Shtuar më 02/04/2012, ora 09:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori