Uzuni: Granada është klub fantastik, nuk dorëzohemi

Myrto Uzuni ishte titullar sërish me Granada në LaLiga, këtë herë kundër Real Sociedad.

Skuadra e sulmuesit shqiptar u mund, ndërkohë që Uzuni pas ndeshjes tha se skuadra e tij nuk do të dorëzohet pavaresisht disfatës.

“Deri te penalltia për Real Sociedad luajtëm shumë mirë dhe kishim mundësi të shënonim gol”, tha ai.

“Nëse do të kishim shënuar, atëherë loja do të kishte shkuar ndryshe. Gjithsesi ky është futbolli. Mentaliteti ynë është që të mos dorëzohemi kurrë dhe të luftojmë deri në fund për këtë fanellë. Ekipi nuk dorëzohet kurrë.”

Ky është një klub fantastik, me një trajner të madh dhe ne gjithmonë punojmë së bashki. Duhet të vazhdojmë të luftojmë për të arritur qëllimet tona dhe për të fituar”./a


Shtuar 14.02.2022 16:49

Tags: ,