Kullën e Sahatit në Tiranë nuk e keni parë ndonjëherë kështu (FOTO LAJM)

E ndërtuar midis viteve 1822-1840, Kulla e Sahatit është 35 metra e lartë dhe bën pjesë në kategorinë I të monumenteve të kulturës.

Ajo është pjesë e organizimit urbanistik të qendrës qytetare të mesjetës së vonë të qytetit të Tiranës, krahas tregut (pazarit), ndërtesave administrative, ndërtimeve të kultit (xhami) dhe të tjerave për përdorim shoqëror.

Kulla e Sahatit është pjesë e ansamblit arkitekturor të Xhamisë së Et’hem Beut ngjitur me të.

Përgjatë tre viteve të fundit, fotoreporterja e BIRN, Ivana Dervishi ka mbledhur një seri fotosh të objektit më karakteristik të Tiranës, Kullës së Sahatit, në këndet më të pazakonta në të cilat ajo shfaqet për kalimtarët. /Reporter.al/
Shtuar më 21/02/2017, ora 13:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori