Kujtesa e mirë vjen përmes shtrëngimit të grushtit
Ndonjëherë të duhet të kujtosh diçka të rëndësishme por, e keni të pamundur në disa çaste të caktuara. Për situata të tilla shkencëtarët e kanë gjetur zgjidhjen, madje sipas tyre është fare e thjeshtë.

Ata theksojnë se nëse gjendeni në një situatë të tillë duhet vetëm të shtrengosh grushtin fort, në mënyrë që të kujtoheni për të dhënat që po i kërkoni me ngulm në kujtesën tuaj.

E kush e mendonte se do të ishte kaq e thjeshtë të kujtosh diçka?

Ky zbulim vjen prej një studimi të ri që ka për autor Ruth Proper, një profesoreshë e asociuar dhe drejtoreshë e laboratorit të Universitetit Montclair. Proper prej kohësh ka qenë e intriguar në lidhje me impaktin që japin disa lëvizje të caktuara të trupit në tru. /albeu.com/

Shtuar më 09/05/2013, ora 13:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori