Kujdesuni për peshën, ndikon tek kanceri i gjirit
Pëlqej
Sipas studiuesve në Angli, rritja e masës së belit gjatë moshës se mesme, mund të jetë një paralajmërim për rritjen e rrezikut të kanceritgjirit. Referuar këtij studimi, studiuesit e Universitetit të Londrës thonë se gratë që shtojnë një numër çdo dekadë të jetës pas moshës afërsisht 25 vjeçare, u shtohet 33% rreziku i kanceritgjirit.

Më tej ata kanë shtuar se kontrolli i masës së belit që nga mosha 25 vjeçare, mund të jetë një mënyrë shumë e thjeshtë për të mbajtur peshën nën vëzhgim.

Studiuesja Usha Menon e cila ka udhëhequr këtë studim ka deklaruar: “Nëse masa e rrobave mund të cilësohet si një parashikues i mirë i kanceritgjirit tek gratë me moshë më të madhe, kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të monitoruar shtimin e peshës”.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, studiuesi tjetër Simon Vincent tha se: “E dimë që 40 % e kanceritgjirit mund të parandalohet nga stili i jetesës, si psh. duke qenë aktivë dhe duke ruajtur një peshë të shëndetshme”. Studimi ka vëzhguar rreth 90.000 gra rreth moshës 50 dhe 60 vjeç që jetojnë në Angli. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori