Shkencëtarët nga Torino kanë provuar se tradhtia dëmton shëndetin. Ka
ndikim negativ edhe në shëndetin e atij që
tradhton dhe në partnerin që tradhtohet.
Nëse i besohet fjalëve të psikologëve, një në katër burra ka tradhtuar të paktën një herë partneren, ndërsa te femrat, çdo e pesta
tradhton, transmeton 24sata.
Shkencëtarët italianë nga Universiteti i Torinos përmes hulumtimeve të ndryshme kanë ardhur në përfundim se meshkujt që ruajnë aferën, rrezikohen nga migrena dhe aneurizmi. Në fakt, partneri i pabesë është nën stres të madh, që me kohën ndikon edhe në gjendjen shëndetësore.
Por, kjo nuk është e gjitha. Tradhtia ka
ndikim negativ edhe në shëndetin e partnerit të mashtruar. Kuptimi i tradhtisë çon në depresion.
Shtuar më 14/11/2010,
ora 13:32