Kujdes, seksi është edhe vdekjeprurës!
Aktivitetet e papritura me intensitet të lartë, dukshëm e rrisin rrezikun për paraqitjen e infarktit të zemrës, sidomos te njerëzit që nuk ushtrojnë me rregull, thuhet në një studim të ri amerikan. Mjekët prej kohësh e kanë ditur që aktiviteti fizik mund të shkaktojë probleme serioze të zemrës, por studimi i ri ndihmon në caktimin e këtij rreziku. Kështu shprehet Dr. Issa Dahabreh nga Qendra mjekësore “Tufts” në Boston, studimi i ri është botuar në revistën shkencore “Journal of the American Medical Association”.

Hulumtuesit shkencorë kanë konstatuar se njerëzit janë për 3.5 herë më të rrezikuar nga infarkti i zemrës kur janë duke ushtruar në aktivitet sportiv. Është parë në studim se rreziku nga paraqitja e infarktit të zemrës është për 2.7 herë më i lartë gjatë seksit, apo menjëherë pas tij.

Jessica Paulus, e cila po ashtu ka punuar në këtë studim, thotë se rreziku me të vërtetë është i lartë, por për fat të mirë zgjatë vetëm 1-2 orë gjatë dhe pas aktivitetit fizik dhe seksit. Ajo ka thënë se rezultatet e këtij studimi duhet të balancohen me rezultatet e studimeve të tjera, të cilat kanë konstatuar se ushtrimet e rregullta zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori