Kujdes, rrjetet sociale ju shkatërrojnë gjumin
Pëlqej
Një orë në ditë e shpenzuar në mediat sociale mund të prishë gjumin tuaj, paralajmëron një studim i fundit.

Studiuesit kanadezë zbuluan se adoleshentet që kalonin të paktën 60 minuta në mediat sociale si WhatsApp, Facebook dhe Snapchat patën probleme me gjumin.

Ekspertët sqarojnë se sa më shumë kohë të shpenzohet në mediat socale aq me pak gjumë do flini.

Të dhënat treguan se vajzat adoleshente ishin më shumë të varura nga mediat sociale ndërsa djemtë nga lojrat online që ofrojnë këto media.

Konkretisht studiuesit morën në shqyrtim 5.242 nënës kanadez të moshës 11-20 vjeç ku 73.4% e tyre treguan se shpenzonin më shumë se 1 orë në ditë në mediat sociale e për shkak të kësaj të dhënat treguan se 59.6% e djemve dhe 67.9% e vajzave nuk flinin mjaftueshëm.

Studiuesit kanadez e quajnë të rëndësishme se si ndikojnë rrjetet socialë në shëndetin e fëmijëve pasi numri i tyre që rrinë për një kohë të gjatë në telefon është tepër i lartë, dhe kjo shkakton që fëmijët zhvillojnë zakone të këqija që në moshë të hershme dhe këto zakone do ti shoqërojnë gjithë jetën shkruan Sotnews.

Autori i sdutimit Dr Jean-Philippe Chaput ka shpjeguar se gjumi është një komponent i rëndësishëm për një shëndet të mirë dhe nëse fëmijët përballen me mungesa të tij do kenë probleme më shëndetin fizik dhe atë mendor.
Shtuar më 29/01/2018, ora 22:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori