Eric ten Hag konfirmon të ardhmen e Ronaldos

Eric ten Hag ka komentuar të ardhmen e Cristiano Ronaldos te Manchester United.

“E përsëris: Cristiano është i përfshirë në planet tona. Kaq mund të them.

Nuk e kuptoj pse fokusohen në të. [Me Brentford] një lojë e tillë dhe një qëndrim i tillë ishte nga i gjithë ekipi, përfshirë Ronaldon.

Sa për thashethemet për Casemiro, nuk do të përgjigjem. Nuk kam asgjë për të thënë për këtë”, tha trajneri i Manchester United. /albeu.com/


Shtuar 19.08.2022 16:33