Kujdes nga parukeritë
Shumë femra ankohen për dëmtime të flokëve. Në të shumtën e rasteve ato i dëmtojnë flokët nga frekuentimi i parukerive edhe pse shkojnë atje për ti rregulluar ato.

Kjo pasi procedurat si lyerja, dekolorimi dhe permanenti mund të kenë një efekt në strukturën e flokëve nëse nuk realizohen në mënyrën e duhur dhe me produkte kimikale të rekomanduara dhe jo me përbërës të fortë shkatërrues.

Përdorimi i dekoloruesve të fortë siç janë peroksidet vepron mbi melaninën e flokutoksidohet e ndryshon ngjyrë.

Përveç veprimit në pigment vërehen dhe dëmtime në keratinën e flokut që janë të rëndësishme për stabilitetin e flokut që pas këtij veprimi mund të ndahet dhe oksidohet dhe duke sjellë dëmtimin e flokut. Prandaj bëni kujdes nga parukeritë. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori