U kap duke vjedhur një banesë, arrestohet hajduti 38 vjeçar në Korçë

Pasditen e sotme një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës.

Mësohet se i riu është arrestuar në flagrancë pasi ka tenuar të hyjë në një banesë për të vjedhur.

Policia njofton se ngajrja ka ndohur në “Lagjen 18”.

Njoftim policie

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 38 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, u kap nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi./albeu.com