Kujdes nga ambicia, mund të përdorni vetë fëmijët tuaj
Prindërit që në të kaluarën e tyre kanë pasur ëndrra dhe dëshira që nuk i kanë relaizuar dot, i nxisin fëmijët e tyre që të ndjekin atë drejtim që ata e kanë dëshiruar kaq fort.

Nuk mund të përfshihen të gjithë prindërit në kontekstin e të qënurit ambiciozë, por ata që i shohin fëmijët e tyre si zgjatime dhe jo si qenie të veçanta që mund të kenë ëndrrat dhe dëshirat e veta.

Sipas një studimi të kryer nga një grup studiuesish të Universitetit të Ohio-s, shumë prindër synojnë që të shohin tek fëmijët e tyre realizimin e ëndrrave që ata s'mundën t'i bënin realitet në jetën e tyre.

Në këtë mënyrë prindërit mund të gjejnë kënaqësi në rolin e tyre të prindërimit dhe e shohin si sukses të tyrin, kur fëmijët bëjnë realiteti ëndrrat që ata patën në jetë. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2018, ora 20:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori