Kujdes me "Whatsapp"-in, mesazhet tuaja mund t' i dërgohen edhe dikujt tjetër
Një firmë për sigurinë kibernetike ka zbuluar një problem në aplikacionin e Whatsapp. Sipas tyre, hakerat arrijnë të ndërhyjnë dhe manipulojnë mesazhet, madje arrijnë të ndryshojnë identitetin e personit që e ka dërguar.

Hakerat mund të vendosin fjalët ‘në gojën e dikut tjetër’”, konfirmoi firma izraelite në një konferencë të mërkurën.

Ndër të tjera shtoi se ata kanë fuqinë që të përhapin informacione të gabuara.

Check Point përmbysi algoritmin e WhatsApp dhe vodhi të dhënat. Pasi e bëri këtë, ishte në gjendje të shihte të gjithë mesazhet që dërgohen midis ëeb-it dhe versionit celular të WhatsApp e të manipulojnë këto të dhëna.
Shtuar më 09/08/2019, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori