Brilant Martinaj “e shoqëron” kudo, Stresi bën gjestin prekës për mikun e ndjerë (FOTO LAJM)

Reperi i njohur, Stresi ka treguar se një nga miqtë e tij më të mirë ishte Brilant Martinaj, që mbeti i vrarë më 17 korrik në një atentat mafioz. Ai madje mori hde vendimin për të anuluar të gjitha koncertet e ditëve të fundit. Për shkak të vrasjes së mikut të tij, reperi mirëkuptimin e fansave, por edhe lokaleve ku do të performonte.

Ndërkohë, së fundmi, Stresi ka gdhendur në kllufin e celularur të tij një foto ku shfaqet krah për krah me shokun e ndjerë. Përmes këtij gjesti emocionues, ai ka treguar se e ka gjithmonë pranë vetes mikun e zemrës. Ky detaj është vënë re gjatë një “live” të Cllevios, në të cilin shfaqej edhe Stresi me celularin e tij në duar.

Kujtojmë Brilant Martinaj mbeti i vrarë te mbikalimi i Fushë-Krujës. Ai ra pre e një atentati sëbashku me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën, të cilët gjithashtu humbën jetën.