Kujdes me rukolën gjatë shtatzanisë, ja si duhet ngrënë
Në shtatëzani janë shumë të rëndësishme jo vetëm karbohidratet, kalciumi dhe proteinat, por edhe vitaminat, hekuri dhe acidi folik.

Të gjitha këto të fundit janë të të pranishme tek perimet me gjethe jeshile, dhe kjo është arsyeja pse sallata rukola nuk duhet të mungojë në listën e pazarit që do të bëni.

Rukola e freskët, ja si ta konsumoni

Me ngritjen e temperaturave kjo do të ishte një pjatë e mirë duke qenë se shijon më shumë se një supë e ngrohtë, dhe nga ana tjetër ka rrezik më të ulët për të shkaktuar të vjellat. Gjithashtu do t’ju ndihmojë edhe në tretje.

Shija e hidhur e rukolës balancohet nga domatet, të cilat janë ideale për një sallatë. Janë të pasura me vitaminën A, C dhe hekur. Domatet në shtatëzani janë gjithmonë të këshillueshme. Kësaj pjate duhet t’i shtoni edhe disa copa të prera hollë të djathit parmixhan si edhe vaj ulliri, kripë shrkuan Pernënat.

Mund të përdorni uthullën balsamike, por një alternativë do të ishte edhe një përzierje e limonit me uthullën normale, në mënyrë që të mund të merrni sa më shumë vitaminë C . Mos harroni se ajo ndihmon shumë në përthithjen e hekurit nga organizmi si edhe ul ndjesinë e të përzierave.

Si ta pastrojmë?

Ashtu si të gjitha sallatat edhe rukola rrezikon shfaqjen e toksoplazmozës nëse nuk pastrohet në mënyrën e duhur. Duhet ta pastroni ne çdo gjethe duke e futur edhe në ujë me sodë.

Perfitimet

Rukola ka edhe përfitime në lidhje me luftimin e infeksioneve të traktit urogjenital, pa harruar të përmendim sasinë e ulët të kalorive që përmban.

Gjithashtu ndihmon edhe në nxjerrjen jashtë të gazrave, mbrojtjen e nënës nga dhimbjet muskulare dhe mbajtjen nën kontroll të presiont të lartë të gjakut.

Përfitimet janë edhe në lidhje me mbajtjen larg të anemisë, pasi favorizon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Është e pasur edhe me kalçium që ndihmon në formimin e aparatit skeletor të fëmijës. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2019, ora 20:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori