Kujdes! Me këtë veprim po i dëmtoni shëndetin qenit tuaj
Kujdes kur i bërtisni qenit tuaj!

Një studim i publikuar këtë javë nga studiuesit në Portugali zbuloi se qentë që trajnohen duke iu bërtitur janë më keq nga shëndeti, sesa qentë që mësojnë bazuar mbi praktikën e shpërblimeve.

Studimi krahasoi 42 qen nga shkollat e trajnimit me bazë shpërblimi dhe 50 qen nga shkollat e trajnimit ku trajtoheshin duke iu bërtitur.

Ata krahasuan nivelet e tyre të Cortisol-it dhe sjelljet e stresuara për të parë se si ndikoi secila teknikë e trajnimit tek ata.

Cortisol është një hormon stresi, i njohur për kontrollin e gjendjes shpirtërore, motivimit dhe frikës tuaj.

Duke testuar pështymën e qenve, së bashku me regjistrimet e sjelljes së tyre gjatë seancave stërvitore, studiuesit ishin në gjendje të matnin nivelet e stresit të qenushëve.

Qentë që ishin të tensionuar tregonin shenja në video duke lëpirë buzët ose gogësitur.

E pra ashtu si njerëzit, edhe qentë duan që t’i mësosh me kujdes duke mos u bërtitur.
Shtuar më 12/11/2019, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori