Stina e dimrit që po afron është ideale për konsumimin e çajit të
trëndafilit të
egër i cili rigjallëron organizmin, e mbron atë nga e ftohura dhe virozat e njëkohësisht lufton shumë probleme të tjera shëndetësore.
Ekspertë të bimëve mjekësore e kanë përdorur shpesh trëndafilin e
egër për të trajtuar sëmundje të
diabetit.
Sipas studimeve, ethanoli tek
trëndafili i
egër shërben si antioksidant, hipoglicemik dhe anti-diabetik.
Rezultatet e eksperiementeve i bënë ekspertët më optimistë për përbërësit e
trëndafilit të
egër dhe vlerat e tyre
kundër diabetit. Kujdes, për diabetikët nuk rekomandohet që çaji i
trëndafilit të
egër të konsumohet me ëmbëlsues shtesë.
Trëndafili i
egër përmirëson shëndetin e zemrës tek pacientët obezë. Sipas të dhënave,
trëndafili i
egër ul nivelin e tensionit të gjakut dhe kolesterolin e keq.
Trëndafili i
egër ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C. Si rrjedhojë mund të përdoret në kurat
kundër të ftohtit.
Shtuar më 09/12/2020,
ora 12:17