Kujdes! Ky është çaji që nuk duhet ta ndani në ditët e ftohta
Stina e dimrit që po afron është ideale për konsumimin e çajit të trëndafilitegër i cili rigjallëron organizmin, e mbron atë nga e ftohura dhe virozat e njëkohësisht lufton shumë probleme të tjera shëndetësore.

Ekspertë të bimëve mjekësore e kanë përdorur shpesh trëndafilin e egër për të trajtuar sëmundje të diabetit.

Sipas studimeve, ethanoli tek trëndafili i egër shërben si antioksidant, hipoglicemik dhe anti-diabetik.

Rezultatet e eksperiementeve i bënë ekspertët më optimistë për përbërësit e trëndafilitegër dhe vlerat e tyre kundër diabetit. Kujdes, për diabetikët nuk rekomandohet që çaji i trëndafilitegër të konsumohet me ëmbëlsues shtesë.

Trëndafili i egër përmirëson shëndetin e zemrës tek pacientët obezë. Sipas të dhënave, trëndafili i egër ul nivelin e tensionit të gjakut dhe kolesterolin e keq.

Trëndafili i egër ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C. Si rrjedhojë mund të përdoret në kurat kundër të ftohtit.
Shtuar më 02/12/2020, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori