Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, shpëton mrekullisht i moshuari

Foto ilustruese

Një banesë në katin e dytë të një pallati në Vlorë është përshirë nga flakët paraditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në lagjen “Rilindja”.

Mësohet se fatmirësisht me ndërhyrjen e zjarrëfikëve  është bërë e mundur nxjerrja e të moshuarit që ndodhej në banesë.

Nga flakët e shkaktuara është djegur pjesërisht kuzhina./albeu.com