Zjarre masive në Kaliforni, evakuohen mijëra banorë (FOTO LAJM)

Kalifornia është përfshirë nga zjarre të mëdha teksa nxehtësia arrin temperatura rekord.

Zjarri i dhunshëm, i cili shpërtheu jo shumë larg parkut Yosemite ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve dhe po i mban zjarrfikësit ditë e natë në përpjekje për ta frenuar atë.

Falë temperaturave të larta dhe lagështisë së ulët, flakët u shtuan në mënyrë dramatike në 24 orë, duke kaluar nga një sipërfaqe prej 647 hektarësh në një nga 4815.

“Zjarri po lëviz me shpejtësi dhe është rritur ndjeshëm”, raportojnë zjarrfikësit në përditësimin e fundit, duke pranuar vështirësitë në shuarjen e tij. Më shumë se 400 zjarrfikës, 40 helikopterë dhe 45 kamionë janë vendosur aktualisht në këtë zonë./albeu.com