Krijoni vetë tullumbace me helium në mënyrën më të thjeshtë
Pëlqej
Ju mund t’i përgatisni vetë këto tullumbace së bashku me të vegjëlit tuaj dhe do shihni se sa shumë do të kënaqen. Përveç tullumbaceve gjithçka tjetër e keni në kuzhinë.

Ju nevojiten:
Disa tullumbace
1 shishe plastike me kapacitet 1 litër
1 hinkë
Uthull
Sodë buke

Hapat që do të ndiqni:

Një shishe 1 litër mbusheni me uthull mbi gjysmën. Më pas me anë të një hinke shtoni 2-3 lugë gjelle sodë buke. Me shpejtësi mbusheni tullumbacen me shishen e uthullës dhe mbylleni.

Reaksioni i sodës dhe uthullës do e mbushë tullumbacen me dioksid karboni. Kur ajo të jetë mbushur lidheni dhe ngjiteni në tavan.

Elekricitetin statik mund t’a arrini duke fërkuar tullumbacet me flokët tuaja, në mënyrë që ato të qëndrojnë në tavan. /shije.al/
Shtuar më 21/10/2017, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori