Kreu i myslimanëve në Norvegji fiton "Çmimin për Paqe"
Senaid ef. Kobilica, krye imami i Bashkësisë fetare IslameNorvegji ka fituar “Çmimin për paqe” për vitin 2011. Ky çmim ndahet çdo vit nga Komisioni parlamentar i vendit nordik për personat që kanë kontribuar më shumë për paqen në vend gjatë vitit.

Ef. Kobilica është bërë i njohur edhe nga fotografia që përshkoi botën, ku kreu i Bashkësisë IslameNorvegji bashkë me priftin katolik udhëhoqën varrimin e njërit prej viktimave të Anders Behring Breivikut, i cili më 22 korrik vrau 77 persona në dy sulmet në Oslo dhe në ishullin Utoya.

“Ky është momenti më i rëndësishëm në jetën time. Ne punojmë për ata që vijnë pas nesh. Tashmë këtë e kemi bërë. Ky është vendi ynë. Masakra e Srebrenicës dhe 22 korriku në Norvegji nuk duhet të përsëriten. Ju faleminderit shumë”, tha ef Koblica gjatë dorëzimit të çmimit, citojnë mediat vendase.

Ceremonia e dhënies së çmimit u organizua të premten në mbrëmjen në kryeqytetin e Norvegjisë Oslo. (Drita Islame /albeu.com).
Shtuar më 12/12/2011, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori