Kosi i domosdoshëm për organizmin tonë
Pëlqej
Nëqoftëse ju tregoni një kujdes maksimal për shëndetin tuaj, lëkurën, flokët, mjafton që të konsumoni në mënyrë të vazhdueshme kos. Ndërsa cilësohet si një mrekulli më vete, kosi e justifikon këtë pasi i bën shumë mirë shëndetit tonë.

Kosi jo vetëm që është i nevojshëm për organizmin, por lufton gripin dhe ndihmon në dobësim. Shpesh kosi përdoret si një maskë e shkëlqyer për pastrimin e lëkurës dhe kjo do të ishte idealja.

Të mirat që marrim nga kosi nuk kanë përfunduar, pasi ndihmon në rritjen e flokut. Po të hamë çdo ditë kos, ne do të kemi një trup të bukur dhe elegant. Ai ka veti të mira edhe ndaj celulitit sikundër ndihmon edhe në tretjen e ushqimeve. Dhe në fund por jo më pak e rëndësishme, kosi ndihmon në mirëmbajtjen e gojës dhe dhëmbëve. /albeu.com/

Shtuar më 08/09/2014, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori