Ngjarja e rëndë në Athinë, dy nga tre kriminelët e vrarë u arrestuan një muaj më parë për drogë dhe armë

“Protagonistët” e masakrës së ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugët e Athinës, që përfundoi me vdekjen e 3 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve, jo vetëm që ishin emra të njohur për policinë, por ishin vënë në pranga vetëm një muaj më parë.

Sipas informacioneve të neësit.gr, më 1 qershor, dy nga tre viktimat, konkretisht 48-vjeçari i armatosur dhe 4 vjeçari më të cilin ishtë bërë takimi në Patisia, u dërguan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Athinë, për një çështje droge.

Akuza që rëndonte mbi ta ishte shkleje e ligjit për lëndët narkotike, më të parin që akuzohej edhe për shkelje të ligjit të armëve.

Ato akuzoheshin se së bashku me një tretë trafikonin drogë, konkretisht sasi kokaine për 60 euro gramin./albeu.com