Konsumimi i vaktit të mëngjesit na mbron nga shumë sëmundje
Konsumimi i mëngjesit është shumë i rëndësishëm për të gjitha grupmoshat.

Përveç energjisë që marrim me konsumimin e këtij vakti sipas disa studimeve shmangim edhe shumë sëmundje.

Për adoleshentët që e anashkalojnë këtë vakt duke ngrënë diçka të ëmbël rritet rreziku i nivelit të lartë të sheqerit në gjak.

Por përveç kësaj lënia e mëngjesit gjatë adoleshencës, sjell një sërë pasojash negative, sa i takon rritjes së peshës trupore dhe nivelit të glukozës në gjak.

Sipas studimeve të një universiteti në Suedi, janë vëzhguar për 27 vite shëndeti dhe shprehitë e më shumë se 800 njerëzve, kur kanë qenë 16 vjeç, deri në moshën 43 vjeç.

Rezultati konfirmonte se zakonet e këqija të 16-vjeçarëve, parashikojnë fillimin e sindromës metabolike në moshën 43 vjeç, pa marrë parasysh dhe shumë faktorë të tjerë, si stili i jetës.

Kjo ndikon ndjeshëm dhe në masën trupore.

Një mëngjes i mirë duhet të përmbajë proteina, karbohidrate, lipide, vitamina dhe ujë. Ai duhet të kontribuojnë në 25 % të nevojave të energjisë për ditën./Albeu.com/
Shtuar më 29/03/2017, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori