Konsumi i peshkut në fëmijëri lufton alergjitë
Të konsumosh peshk që në fëmijëri është pozitive pasi ulet rrisku për t,u prekur nga alergjitë. Kështu ka treguar një studim që kanë realizuar një grup shkencëtarësh duke marrë parasysh dietën e mijëra fëmijëve të moshës 1-5 vjeç.

Në përfundim të studimit, ata zbuluan se ata që ishin rritur duke konsumuar shumë peshk, kishin një tolerancë më të lartë të trupit ndaj alergjisë. Një tjetër faktor rreziku që zvogëlohet nga kjo dietë është elementi që shkakton azmën apo alergji të disa llojeve, si alergjia që shkakton bari ose polenët e luleve.

Ndërkohë, rreziku për t’u prekur nga disa alergji reduktohet deri me 80%. Megjithatë, studimi i përqendruar në 3 285 fëmijë, i Institutit Karolinska të Stokholmit, nuk arriti të identifikonte se cili është ai element konkret, që ndodhet tek peshku, në gjendje për të rritur në mënyrë të tillë të ndjeshme imunitetin e trupit ndaj alergjive. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2013, ora 17:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori