Hit i padiskutuar, Dhurata Dora dhe Ledri Vula bashkojnë forcat për një duet

Dhurata Dora dhe Ledri Vula do të vijnë me një bashkëpunim. Një duet mes tyre ishte i prishtëm pasi dyshja kanë një miqësi shumë të mirë dhe ishte vetëm çështje kohe që t’i shihnim bashkë. Planet e artistëve kanë qenë të mëhershme por janë shtyrë për shkak të pandemisë.

Ende nuk dihet asnjë detaj rreth këngës apo kur mund të publikohet. Kujtojmë që dueti më i fundit i Ledrit ishte ai me Taynën. Ndërsa Dhurata solli tre muaj më parë “Mi Amor” në bashkëpunim me Noizy-n.


Shtuar 20.11.2021 09:15