“Çmendet” moti, shiu përmbyt rrugën në Durrës (VIDEO)

Stuhitë e shiut që kanë rënë mbrëmjene sotme në Shqipëri, kanë përmbytur rrugët në disa qytete dhe fshtara të vendit.

Situata më e rëndë mbetet në disa fshatra të Korçës ku përrenjtë kanë dalë nga shtrati dhe këna vërshuar në rrugë.

Ndërkohë situata e rënduar mbetet edhe në qytetine  Durrësit, ku rrugët janë mbuluar totalisht nga uji.

Situata ka qenë problematike në zonën pranë stadiumit, te stacioni i zjarrfikësve, në lagjen 1, si dhe lagje të tjera më në periferi të qytetit bregdetar.


Shtuar 15.06.2023 22:22