Klor në “Coca Cola”, mbyllet fabrika në Kinë
Coca Cola
Një fabrikë e prodhimit të “Coca Cola”, në veri të Kinës, është mbyllur pas përhapjes së lajmit se në pije ndodhej një sasi e madhe klori.

Lajmi konfirmohet nga autoritetet lokale kineze. Zyra e inspektimit të cilësisë së produkteve të provincës Shanxi, ka nisur verifikimet dhe ka hapur një hetim për rastin në fjalë.

Zyra ka konfirmuar se po kryen inspektim në vend, po bën analizimin e disa kampioneve dhe po merr në pyetje personelin punonjës, ndërkohë që përfaqësuesit e “Coca Colës” në Kinë e kanë mohuar se problemi qëndron në praninë e madhe të klorit.
Shtuar më 01/05/2012, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori