Ka një mënyrë të re për të shpëtuar kafshët drejt zhdukjes: klonimi. Lajmi vjen nga Australia.
Mbijetesa e leopardit të dëborës për shembull, një specie në zhdukje, mund të arrihet përmes qelizave të tij
staminale që shkencëtarët kanë prodhuar pasi kanë marrë
kampione nga veshët e tij.
Duke përdorur këto
kampione, studiuesit e
Monash University të Melbourne kanë gjeneruar
qeliza staminale të plotëfuqishme, IPS, të cilat përmbajnë elementë të njëjtë me qelizat
staminale embrionale.
Studimi është publikuar nga “Theriogenology” dhe grupi i studiuesve shpreson që këto
qeliza të ruhen në temperatura të ulëta dhe t’i japin nismë krijimit të një “banke” materialesh gjenetike për klonimin e specieve në rrezik.
Kërkuesit kanë përdorur material të marrë nga veshët e leopardëve të dëborës, të cilët për shkak të moshës së vjetër ishin në rrezik.
“Rezultati është befasues, duke pasur parasysh vështirësinë për të siguruar
qeliza riprodhuese edhe nga kafshë në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Paul Verma nga
Monash University. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2012,
ora 16:00