Mbi 46 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri ka kaluar 46 mijë, raporton Al Jazeera.

Ekipet turke të shpëtimit vazhduan të kërkojnë sot rrënojat, megjithëse shanset për të gjetur të mbijetuar janë të pakta.

Ekspertët thonë se numri më i madh i të mbijetuarve duhej të shpëtohej brenda 24 orëve pas tërmetit.

Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë Jugore dhe Sirinë veriore mëngjesin e 6 shkurtit.

Epiqendra e tërmetit 7,8 ballë i shkallës Rihter ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep. Ai u pasua nga disa pasgoditje, njëra prej të cilave 7,5 ballë e shkallës Rihter./Albeu.com/