Kjo është mosha kur meshkujt dhe femrat priren të tradhtojnë
Tradhti fizike, tradhti mendore, sido që ta emëroni ajo mbetet tradhti! Mund të falet, mund të prishë lidhje, ende mbetet një akt i shëmtuar.

Rreth 60 për qind e meshkujve dhe mbi 45 për qind e grave arrijnë të tradhtojnë në një pikë.

Arsyet pse njerëzit largohen nga partnerët e tyre janë të ndryshme: disa thjesht e gëzojnë aktin e mashtrimit; të tjerë thonë se ndjehen të mërzitur me martesat e tyre, apo bashkëshortët e tyre nuk ofrojnë më kënaqësi seksuale apo emocionale.

Sipas një studimi nga Universiteti i New Hampshire në Angli meshkujt priren të tradhtojnë rreth 7% më shumë se sa femrat, përcjell Vizion Plus. Kjo sipas studiuesve se raporti pasojë-përfitim është i ndryshëm për femrat e meshkujt.

Për meshkujt, mosha 55 është moment kur ata priren drejt tradhtisë, ndërsa për femrat është rreth një dekadë më herët, pra 45-vjeç.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Sex and Marital Therapy një në 5 amerikanë tradhtojnë.

Megjithatë nëse një mashkull a femër ndihet i plotësuar nuk keni pse i druheni tradhtisë.
Shtuar më 25/08/2020, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori